Autobusi përplas tre nxënëse në Greqi

Një autobus ka përpalsur tre nxënëse në Egjina të Greqisë.

Tre nxënëset nga 14 vjeç secila janë lënduar, e për rrjedhojë janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore.

Si ndodhi aksidenti? 

Protothema.gr shkruan se dy autobusë ishin parkuar në manastirin e Agios Nektarios, njëri prej autobusëve ka rrëshqitur për shkak se shoferi kishte harruar të fiksonte frenat e dorës.

Si pasojë autobusi ka përplasur tre nxënëse 14-vjeçare të cilat janë dërguar në spital./albeu.com/