Tërmet i fortë 7.1 Rihter në Indonezi, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 7.1 Rihter goditi sot Sumatrën e Indonezisë , njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale .

“Tërmeti ishte aq I fortë sa e kishim të vështirë të ngriheshim dhe të dilnim nga shtëpia,” tha një banor i zonës.

“Ishte tërmeti më i fortë (…) i këtij viti. Mendova se do të kishte një cunami. Faleminderit Zotit që nuk patëm cunami”, shtoi ai.

Agjencia Gjeofizike e Indonezisë (BMKG) lëshoi fillimisht një paralajmërim emergjent për cunami, i cili u anulua pas dy orësh.

Në Indonezi regjistrohet një aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik për shkak të pozicionit të tij në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku përplasen pllakat tektonike . Tërmeti më vdekjeprurës në Indonezi ndodhi në brigjet e Sumatrës më 26 dhjetor 2004, ku humbën jetën më shumë se 230,000 njerëz. Cunami ishte më shumë se 30 metra i lartë kur goditi vijën bregdetare të Banda Aceh, në Sumatrën veriore./albeu.com/


Shtuar 25.04.2023 08:51

Tags: