Milani bëri detyrën ndaj Lecces, kundërshtar të cilin e mposhti 2-0 në “San Siro”.
Rafael Leao vijon momentin magjik. Ylli i kuqezinjve ishte autori i dy golave të skuadrës së Stefano Piolit.
Leao zhbllokoi takimin në minutën e 40-të. Krosim i Sandro Tonalit dhe gol me kokë i portugezit.
Goli i dytë personal dhe i qetësisë për Milanin, erdhi në minutën e 75-të.
23-vjeçari u nis nga mesi i fushës, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët.
Milani është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, po aq sa Roma e vendit të katërt.
Skuadra e Jose Mourinhos luan të hënën përballë Atalantës në Bergamo.