Këlliçi vizitë në selinë e KMSH për Fitër Bajram: Krenar për gjurmët në shërbim të qytetit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vizituar selinë e Komunitetit Mysliman, me rastin e Fiter Bajramit.

Këllici tha se Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni z.Dorian Demetja, i dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Ndër të tjera ai theksoi se ishte emocion veçantë që mes këtyre personaliteteve kishte edhe emra të familjes së tij.

Postimi i plotë:
Bajram i veçantë sot!
Një befasi e këndshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës – Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe.

Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, në shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit.

 


Shtuar 21.04.2023 20:49