“Një luan në kafaz”, Ibra lojatri i 12 për sfidën ndaj Atalantës

Misioni Atalanta filloi për Milanin. Pas dy ditësh pushimi të dhënë nga Pioli për të rimbushur me energji ekipin, ata u u rikthyen në Milanello për të synuar Championsin.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të Dielën, por si një drejtues i vërtetë, Suedezi do të jetë pranë shokëve të tij të skuadrës në këto ditë vendimtare.

“Një luan në kafaz”. Sulmuesi do të jetë në qendrën sportive çdo ditë për terapi dhe pastaj ai do të jetë i pranishëm për të ndjekur çdo seancë stërvitore për të motivuar dhe ngarkuar grupin. Pastaj të gjithë së bashku në Bergamo ku do të duhet një fitore për të t’u kualifikuar në Champions.

Ndërkohë, këtë sezon Ibra nuk e ka lënë kurrë ekipin duke ndjekur nga afër çdo ndeshje, duke demonstruar se grupi i Milanit është i bashkuar. Gjithmonë afër, gjithmonë në skaj, gjithmonë fjalë dhe këshilla për të gjithë: një stimul shtesë për lojtarët në fushë.

Zlatan, i cili ka rinovuar për një vit tjetër, dëshiron të kthehet në Evropë në skenën e të mëdhenjve dhe po vë gjithë vendosmërinë  e tij te klubi. /albeu.com/


Shtuar 19.05.2021 13:42