E FUNDIT/ Çfarë po ndodh?! Shpërthim i frikshëm në Tiranë

Një shpërthim i pazakontë është ndjerë pak minuta më parë në Tiranë. Shpërthimi i cili tronditi edhe godinat ka alarmuar banorët të cilët disa prej tyre kanë lënë dhe banesat.

Ende nuk dihet burimi i këtij shpërthimi por banorët kanë denoncuar këtë fenomen edhe në polici.

Dëshmitarët kanë deklaruar se është ndjerë në pjesën më të madhe të Tiranës, duke e përshkruar si një tërmet i fortë, i shpejtë i cili ka tronditur dyert dhe dritaret e banesave.

Mësohet se policia është në hetim për të zbuluar burimin e shpërthimit në fjalë ndërkohë ska asnjë raportim për dëme materiale apo njerëzore. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 19.05.2021 13:40