Në Pogradec, është përfshirë nga flakët një banesë në lagjen nr.1, ku kanë pësuar lëndime dy persona. Mësohet se shkak është bërë shpërtimi i një bombole gazi. Dy të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 19.05.2021, rreth orës 11:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve I. B., rreth 40 vjeç dhe M. B., 33 vjeçe.
40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.
Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjesc