AlbEu.com ka mundur të sigurojë një foto nga momenti i ekzukutim9t të biznesmenit Arian Nikulaj në lokalin e tij Coral në qytetin e Shëngjinit.
Siç shihet edhe në foto, Nikulaj ka qenë i ulur në momentin, që një person me skafandër motori dhe me një jelek fosforishent është futur brenda dhe e ka qëlluar 7 herë me pistoletë, dhe më aps ëhstë larguar me motor.
Ndërkohë policia ka administruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nikulaj i cili ka ndërruar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku, ka qenë i dënuar dy herë, në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2006-të për falsifikim.
Ai ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e PD-së, ku dhe u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha për blerje votash.
/AlbEu.com/