Të shtëna me armë në SHBA, 4 viktima

Një incident i ri të shtëna me armë ka ndodhur në SHBA, konkretisht në shtetin e Maine.

Sipas informacioneve të para, pas të shtënave në një autostradë në Maine janë vrarë të paktën 4 persona, ndërsa i dyshuari thuhet se është arrestuar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka qëlluar mbi 7 persona, duke lënë 4 prej tyre të vdekur.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet.


Shtuar 18.04.2023 21:33