Raporti për abuzimin e fëmijëve nga njerëz të besimeve fetare ka ngritur shqetësime në Gjermani.
Raporti për pedofilinë përfshin të paktën 250 priftërinj të dyshuar. Raporti është paraqitur në Gjermani nga një komision i posaçëm për zbardhjen e fenomenit.
Sipas Tageschau, ish-kryepeshkopi Robert Zollitsch, i cili ndër të tjera drejtoi Konferencën e Ipeshkvijve Gjermanë midis 2008 dhe 2014, është gjithashtu “i përfshirë shumë” në fshehjen e rasteve. Po kështu dyshohet të ketë bërë edhe kryepeshkopi i ndjerë Oskar Saier.
Sipas dokumentit, janë rreth 540 viktima të abuzimit, megjithëse numri real besohet të jetë edhe më i madh.