Messi merr vendimin, kjo verë e gjen në Barcelonë

Rikthimi i madh po afrohet! Sipas mediave spanjolle, Lionel Messi ka marrë vendimin përfundimtar për t’u rikthyer në Barcelonë verën e ardhshme!

Kontrata e argjentinasit me Parisin skadon në qershor dhe duket shumë e vështirë për t’u rinovuar, pasi marrëdhënia e tij me skuadrën franceze është “krisur” për pasojë ka arritur deri në brohoritje nga tribuna parisiene!

Një rikthim në Barcelonë fillimisht dukej si zhvillimi më i mundshëm për karrierën e Messit, dhe tani duket se është shumë afër realizimit, diçka që me siguri do t’i entuziazmojë tifozët e Blaugranës. /albeu.com


Shtuar 15.04.2023 20:51