Të pranishëm në “Ftesë në 5” Albana Bejko, Olsi Abazi, Gazmend Ujkashi, Elona Nallbani dhe Indrit Murati, komentuan disa nga ngjarjet më pikante nga Big Brother Vip.
Abazi, miku i Kristit e konsideroi këtë të fundit si kundërshtarin e ri të Luizit.
“Kristi tashmë është protagonist, kurse Luizi është antagonisti siç ishte Olta dikur”.
Sa i përket aleancave në shtëpinë e BBV, Gazmend Ujkashi u shpreh se Kiara dhe Efi i prishin punë Luizit.
“Efi përgjigjet në vend të Luizit. Por ne s’ duam të dëgjojmë Efin, duam Luizin”, tha ai.
E ndërsa më tej diskutimi u orientua te finalistët, moderatorja Albana Bejko e komentoi lojën e Kiarës si “përballje” me publikun jashtë.
“Qëllimi i Kiarës është të rrisë ndjekësit në rrjetet sociale”, u shpreh ajo.