Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ftuar sot në Opinion është shprehur lidhur me prezencën e PD-së në Parlament në shtator.
Sipas Kim, PD do të marrë pjesë pavarësisht gjithckaje.
Fevziu: A mendon se PD do të marrë pjesë në Parlament?
Kim -Po.
Fevziu: Edhe nëse nuk e pranojnë rezultatin?
Kim-Mendoj se gjithcka tjetër që mund të jenë duke thënë bën shumë të qartë se ata do të jenë në parlament në shtator dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Fevziu: Ka shumë zëra që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët sepse ata mbështesin Ramën?
Kim-Njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre. Unë për vete e di cila është detyra ime. Ajo është të përfaqësoj SHBA në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhëni të ngushtë me Shqipërinë dhe duam që të jetë akoma më e ngushtë. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo që është zgjedhur nga populli shqiptar.