Armët që u gjetën të hënën pasdite në portin e Durrësit, me qëllim transportin drejt Anglisë u gjetën të fshehura në një tavolinë.
Mobilja ishte përshtatur me hapësira të veçanta, ku ishin fshehur pistoletat, 6 glock, 1 broëning dhe 1 helstar, dy të fundit prodhim i ri. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 fishekë pistolete.
Kujtojmë që në pranga ka rënë shoferi i furgonit që do të kryente edhe transportin e tyre, Jetmir Koloshi.
Policia po verifikon personin qe ka dorëzuar tavolinën në fugonin qe çonte pako nga Shqipëria në Luton të Anglisë.
Armët ishin ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit.
Në këtë magazinë policia e Tiranës ka ushtruar një kontroll, ndërkohë që kontrolle po mbahen edhe në shtëpinë e Koloshit. Në përfundim të këtyre kontrolleve pritet të zbulohet nëse ka një baze armësh në kryeqytet.