Në orën 20:20, Didier Deschamps do të zbulojë skuadrën e ekipit kombëtar francez që do të marrë pjesë në Euro 2020.
Risia kryesore me shumë gjasa do të jetë kthimi i Karim Benzema. Përjashtuar pas skandalit të shantazhit ndaj shoku të tij të skuadrës Valbuena , tani numri 9 i Real Madrid është gati të veshë fanellën e Francës pas 6 vitesh.
Për shkak se lista ende nuk është bërë publike, lajmi është në kuadrin e thashetheshme, edhe pse çdo gjë duket pothuajse e kryer.
Është vetë futbollisti francez ai i cili së fundmi ka dhënë një tjetër sinjal për kthimin e tij të bujshëm në kombëtare.
Sulmuesi 33 vjeçar ka ndryshuar në Bio-n e tij në “twitter”, duke shtuar edhe Kombëtaren e Francës.