Mesditën e sotme Tirana është mbuluar nga disa re tymi duke panikosur qytetarët.
Mësohet se një zjarr ka përfshirë zonën e “Shallvareve” dhe “Myslym Shyri”-t në kryeqytet por ende nuk dihet vendi i saktë se ku ka rënë zjarri, nëse bëhet fjalë për ndonjë banesë apo biznes.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale. /albeu.com/