Një grua u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në zonën e Halkidonës në prefekturën e Selanikut.
Ajo ishte qëlluar me plumb në kokë nga një distancë e afërt dhe policia fillimish dyshoi se bëhej fjalë për larje hesapesh.
Por pas hetimeve autor i dyshuar i vrasjes është djali i saj, 34 vjeç.
Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 34-vjeçarit, i cili i ka drejtuar pushkën në kokë nënës së tij dhe ka tërhequr këmbëzën.
Pasi trupi i 71-vjeçares u gjet me një kafkë thuajse të shpërbërë në sediljen e pasagjerit të makinës policia ushtroi kontroll në shtëpinë e viktimës. Ndër të tjera u gjet një shënim i shkruar me dorë i burrit që pranonte vrasjen e 71-vjeçares dhe shpjegonte arsyet e kryerjes së këtij akti, duke kërkuar falje.
Sipas informacioneve, në disa nga fjalët që ka shkruar në shënimin e gjetur nga policia, 34-vjeçari ka përmendur se kishte probleme financiare dhe se nëna e tij përballej me probleme të rënda psikologjike, gjë që dyshohet se ka qenë arsyeja që e ka vrarë. Por sipas personave që i njohin prej vitesh, ata ishin dy persona të qetë dhe nuk i tregonin askujt se po përballeshin me probleme serioze pasi kishin kontakte thuajse të përditshme me ta dhe 34-vjeçari punonte deri vonë në një kompani të njohur në Selanik.
Deri më tani, personi që u identifikua nga policia si autori i krimit brutal, nuk është paraqitur pranë autoriteteve dhe as nuk është lokalizuar me gjithë hetimet intensive./Albeu.com/