U deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, Donald Trump largohet nga salla e gjyqi, ja çfarë pritet të ndodh tani

Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan pasi u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe pagesa për të blerë heshtjen për lidhjet e tij jashtëmartesore.

Kjo lidhet me rolin e tij të supozuar në pagesat e parave për dy gra, mes tyre edhe një aktore e filmave për të rritur, në fund të fushatës së tij presidenciale 2016.

Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga dhoma, pavarësisht raporteve të mëparshme se ai mund të japë një koment të shkurtër

Më pas ai hyri në një makinë që priste dhe po kthehej përmes qytetit të Nju Jorkut.

Trump do të kthehet në pronën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku do t’i drejtohet mediave në një konferencë.


Shtuar 4.04.2023 22:25