Mashtronte qytetarët me kontrata pune false për Gjermani, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Dibër

Një 38-vjeçar që mashtroi një person duke i marrë para me premtimin se do t’i siguronte kontratë pune në Gjermani, është shpallur në kërkim nga policia.

Në kërkim u shpall H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të tij, një kontratë pune në Gjermani.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/