Konventa Ndërkombëtare e Turizmit po zhvillohet këtë të martë në Tiranë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Ejonomisë, Belinda Balluku foli ër ecurinë e investimeve të huaja në vend, ndërsa bëri thirrje investitotëve të huaj të vijnë në Shëipqëri.
“Ndryshimi ka mbërritur duke parë shifrat. Volumi i investimeve të huaja në 2022, ka arritur në 1.3 mld krahasuar më 2012, që ishin diku 800 mln. Shifrat flasin qartë. Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë”, tha Balluku./albeu.com/