Një atentat me eksploziv është shënuar këtë të hënë në Shkozet, ku një makinë është hedhur në erë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:56 dhe makina që është hedhur në erë i përket Aldo Mustafës.
Aldi Mustafa ka qenë i vetëm në mjet në momentin e shpërthimit dhe nuk ka persona të lënduar.
Por kush është është Aldi Mustafa?
Aldi Mustafa është emër i njohur për policinë. Ai ka një të shkuar kriminale.
Aldi Mustafa është arrestuar në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Në gusht të vitit 2021 ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të cilët ishte të armatosur dhe dyshohet se kishin planifikuar atentat ndaj një personi.
Asokohe ai u arrestua bashkë me Uran Zykën dhe Tahir Gjinikën. Në mjetin e tyre policia gjeti 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro. Shoferi i makinës ka qenë Aldi Mustafa.
Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai qe dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje paleje dhe drejtim të parregullt të mjetit.
Ai ka qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh. Ka miqësi me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut.
Aleksandër Laho, mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.
Mustafa rezulton i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje. Ndërkohë që edhe Zyka ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale./albeu.com/