Kryeministri i vendit, Edi Rama disa ditë më parë bëri me dije se së shpejti do të nisë podcastin e tij.
Përmes një postimi në Facebook mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka dhënë detaje duke treguar se në këtë podcast do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias.
Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, gjithmonë nëse e pranojnë ftesën.
“Flasim, është një eksperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podcasti im, i menduar për të folur lirshëm, në praninë tuaj, me njerëz të njohur, a të panjohur. Me personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias. Shqiptarë të huaj miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të tjerë shqiptarë, aty ku nuk hynë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë, pse jo, nëse pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira. Flasim”, thotë Rama./Albeu.com/