Alibeaj jashtë garës në një tjetër bashki, kandidati: Nuk u regjistrova për arsye familjare

Afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, u mbyll mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, grupimi i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj duket se ka mbetur pa kandidat në një tjetër bashki.

Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet në garën për Bashkinë e Vorës.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, tha ai.

 

 

Vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet, por megjithatë do të provojë fatin sot.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka thënë ai për BalkanWeb.

Në KZAZ janë regjistruar për Vorën vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS. /albeu.com


Shtuar 28.03.2023 16:35