“Prona është e shenjtë”, paralajmërojnë banorët e Bërxullës: Kjo protestë do marrë përmasa ekstreme

Banorët e Bërxullës vazhdojnë protestën e tyre kundër projektin e Thumanë-Kashar, duke u shprehur se nuk ka transparencë sa i takon projektit që shemb banesat e tyre.

Gjithashtu ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, ndërsa kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të marrë përmasa esktreme.

“Do protestojmë para hipotekës që të zhbllokojnë hipotekat dhe të kryejë të gjithas veprimet.

Kanë gjetur një gje që cdo 6 muaj ndërrojnë drejtorat e Hipotekës. As nuk ndiqet njëri ,nuk i kërkohet llolgari. Unë pronën e kam me ligj? Si mund ta marrësh pa një marrëveshje pa negociatë. Prona është e shenjtë. Sot jemi në mëshirë të fatit, pas asnjë lloj mbrojtje. Kjo protestë do marrë përmasa ekstreme. Të fillojmë dialogun. Të vijnë të ulen.

Si do bëhet akomodimi i këtyre banorëve. Ku do shkojnë? Janë me fëmijë të vegjël. Banesat i kemi ndërtuar me gjak”, u shprehën banorët për mediat.


Shtuar 28.03.2023 11:51