VIDEO/ I riu dhunon dhe rrëzon përtokë policin në Tiranë

Një video e pazakontë qarkullon në rrjetet sociale që prej ditës së sotme.

Në video duket një i ri me kapuç i cili dhunon një efektiv policie, pasi ky i fundit i ka kërkuar që të ndalojë. Momentin kur polici tenton ta ndalojë, i riu e godet e shtrinë përtokë efektivin e policisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë. Nuk ka ende informacion se kur ka ndodhur.

Siç duket edhe në video I riu rrëzon përtokë efektivin e policisë dhe largohet me vrap nga vendngjarja.

Pasi i riu largohet, kolegu I policit afrohet për ta ndihmuar atë. Nuk dihet nesë policia ka arritur që të arrestojë personin që kundërshtoi dhe dhunoi efektivin e policisë në kryeqytet./albeu.com/