Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e hënë kandidatin për Bashkinë e Peqinit, Mustafa Pashaj.
Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se kandidatët e opozitës janë nuset dhe dhëndurët e lirisë, ndërsa shtoi se kandidatët e Ramës kanë dalë nga bodrumet e Ramës.
“Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në betejën e rivendosjes së pluralizmit, energjia e fitores më 14 maj të kandidatëve të Primareve në mbarë Shqipërinë, energjia e ndryshimit që po vjen, e shpresës që sjell ndryshimi.
Kandidatët e Primareve janë nuset e dhëndurët e lirisë. Sot në Peqin e mbarë Shqipërinë kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.
Krahasojini me kandidatët e palës tjetër që dalin në 12 të natës si nga bodrumet e mafias, nga padrino i mafias më të rrezikshme në Europë, Edi Rama“, u shpreh Berisha.
/AlbEu.com/