Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Arbrit.
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në bypassin e Murrizës, që është një nga segmentet më të rrezikshme të kësaj rruge.
Segmenti rrugor është bllokuar nga trafiku, pas aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Kujtojmë se rruga e Arbrit u hap pjesërisht në nëntor të 2021, por disa segmente të këtij aksi mbeten problematike dhe janë kthyer në burim aksidenti.
Punimet në tunelin e Murrizës janë shtyrë disa herë me aryetimin se punonjësit janë përballur me probleme gjeologjike.