Roland Bejko do të jetë kandidati zyrtar i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në garën e 14 majit për Bashkinë e Tiranës.
Bejko u votua me shumicë nga anëtarësia e Kryesisë së PD, ku në garë ishte dhe Jonila Godole.
Por gjatë mbledhjes së kryesisë ka patur edhe debate pasi disa nga anëatërt u shprehën kundër nxjerrjes së kandidatëve për Bashkitë e mëdha si Tirana dhe Durrësi, pasi kjo do e dëmtonte edhe më shumë PD-në.
Deputetja Jorida Tabaku, ka mbajtur një qëndrim kundër grupit të Enkeljed Alibeaj, ndërsa është shprehur se nuk është pro nxjerrjes së kanddiatit.
Tabaku kërkoi që energjitë të fokusohen në lista e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit, Partia Demokratike.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte! Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, ka thënë Tabaku.
Nuk morën pjesë në votim
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Jorida Tabaku
Ori Nebiaj
Jonila Godole
Votuan pro Roland Bejkos
Fitim Zekthi
Taulanda Jupi
Kreshnik Collaku
Orjola Pampuri
Xhemal Gjunkshi
Flamur Hoxha
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
Abestenim
Indrit Sefa
Endri Hasa
Juela Hamati
/AlbEu.com/