Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike.
Sulmuesi shqiptar ia doli të realizojë gol në transfertën e Granadas ndaj Albacete, takim ky që shkon për llogari të La Liga 2.
Për Uzunin ky është goli i 20-të sezonal. Lojtari kuqezi po i jep një dorë të madhe skuadrës në luftën për ngjitjen deri në elitë, pasi ekipi është plotësisht në garë, rënditet në vendin e dytë.
Kjo është një shenjë mjaft e qartë edhe për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo në prag të ndeshjes me Poloninë pas disa ditësh. Nuk dihet nëse ai do jetë titullar, por të gjithë tashmë janë të sigurtë se te kombëtarja kemi një lojtar të madh.
/Albeu.com.