Pas njoftimit të policisë dhe bërjes publike në media, nëna e 4-vjeçares Merkel ëhstë paraqitur në Komisariatin numër 1 dhe ka marrë vajzën.
Sipas policisë nëna e 4-vjeçares e ka marrë vajzën në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.