Dobësi, këputje dhe humbje peshe, këto dhe 6 paralajmërime që ky lloj kanceri i jep trupit

Kanceri i stomakut, apo gastrik, është kryesisht me natyrë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen simptoma të tilla si:

• Parehati në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet, por në stadet e hershme dhembja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.

• Parehati abdominale që përkeqësohet nga ngrënia

• Jashtëqitje me ngjyrë të zezë

• Të vjella me gjak

• Të vjella pas ushqimit

• Dobësi, këputje dhe humbje peshe

• Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e paktë se normalisht.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe sëmundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.


Shtuar 14.03.2023 11:56