Iu gjet në shtëpi sasi e konsiderueshme heroine, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili kishte vjedhur disas biçikleta në Tiranë. Por gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, përveç biçikletave të vjedhura u gjet edhe një sasi e konsiderueshme heroine.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i vjedhjes së 4 biçikletave. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe 1 sasi pjesësh biçikletash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 12:34