Makina përfundon në kanal, dy të plagosur në Vlorë

Një automjet tip “Hunday”, ka përfunduar në kanal në autostradën Levan-Vlorë.

Mësohet se një çift të moshuarish, te cilët vinin nga Tirana në drejtim të Vlorës kanë humbur kontrollin duke dalë në një kanal jashtë rrugës.

Të dy të moshuarit janë plagosur dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/.

 


Shtuar 13.03.2023 16:52