Një shpërthim me eksploziv është regjistruar gjatë natës në Lezhë.
Mësohet se tritoli i është vënë banesë së Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej.
Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Mësohet se në Policis, Pjetri ka thënë se nuk ka asnjë konflik, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vvënien e autorëve para përgjegjësisë.
“Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re”, njoftoi policia./albeu.com