Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën.

Mediet serbe shkruajnë se Vuçiç ka bërë të ditur se nga sot ai do të nisë një turne në Serbi.

Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiç në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

Vuçiç pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike./AlbEu.com/