Media spanjolle: E ardhmja e Messi-t është në Europë

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” publikoi informacione se futbollisti argjentinas Lionel Messi do të qëndrojë në Europë edhe pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germain.

Më herët u spekulua se Messi mund të vazhdojë karrierën e tij në Inter nga Miami ose në Arabinë Saudite.

“Ka zëra të vazhdueshëm se ai do të shkojë në Inter nga Miami i Arabisë Saudite ose se do të kthehet në Argjentinë. Megjithatë, asgjë nga këto nuk do të ndodhë. Messi do të qëndrojë në Evropë”, pretendon “Mundo Deportivo”.

Një nga opsionet është vazhdimi i bashkëpunimit me Paris Saint-Germain. Kampioni francez është i interesuar për vazhdimin e kontratës.

Messi vazhdon të lidhet me një rikthim te Barcelona, por kjo do të jetë e vështirë të arrihet.

“Situata ekonomike në klub është ende pengesë për rikthimin e tij. Është gjithashtu interesante që për një vit e gjysmë nuk ka pasur asnjë kontakt mes Messit dhe presidentit të Barcelonës, Laporta”, thuhet në gazetë. /albeu.com


Shtuar 10.03.2023 13:42