Këto janë pamjet nga mbikalimi i TEG-ut , një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën tre të rinjve, Klevis Ruçajt 20 vjeç shofer i Audit, dhe dy pasagjereve Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.
Siç duket edhe nga pamjet barrierat anësore të mbikalimit janë shkatërruar si pasojë e përpalsjes së fort nga makina tip “Audi”.
Akisdenti tragjik që i mori jetën tre të rinjve te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e djeshme tronditi mbarë vendin.
Makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makine.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasi rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.
Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 nga makina Audi dhe dy që ndodheshin te makina poshte mbikalimit.
Klevis Ruçaj kishte një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë.
Por megjithëse kishte pak kohë që ishte drejtues mjeti, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme.
Konkretisht:
Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.
Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.
Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.
Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.
Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.
/AlbEu.com/