Shpërthimi me tritol në Sanxhak të Laçit, flasin fqinjët e Likës: Menduam se ishte tërmet, ishte e frikshme

Kanë folur për mediet fqinjët e Skënder Likës, në bamesën e të cilit u vendos një sasi tritoli rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëmnë Sanxhak të Laçit.

Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.

Në momentin e shpërthimit, Lika së bashku me bashkëshorten ndodheshin në banesë.

Por çfarë thonë fqinjët e Likës? Sipas tyre shpërthimi ishte i frikshëm dhe shumë i tmerrshëm. Ata thonë se fillimisht menduan se ishte tërmet.

“Shpërthimi ka qenë shumë i frikshëm shumë i tmerrshëm. Ne ishim në gjumë, e kemi dëgjuar! Si tërmet i fuqishëm. Kur kam dalë jashtë kam menduar se ishte tërmet. Dëmi është kolosal. E kemi pasur ballë për ballë shtëpinë”, tha një fqinj..

‘Nga ora 3 e gjysmë. Kur dola mendova se ishte ndonjë termet. Dolëm të gjithë! Pashë pastaj policinë, i kanë vendosur tritol kushëririt tim. Ja ka çarë murin atje. U frikësuam shumë. Kam dalë me vrap duke ikur nga frika. Çatia më ka dalë nga shtëpia. Kam biznesin çdo gjë na është thyer”, u shpreh një nga fqinjët./albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 09:27