Europa League, Juventus mposht Freiburgun, Di Maria bën heroin

Nuk ka surpriza në Europa League në sfidat e mbrëmjes në kuadër të fazës së 1/8-ve. Juventusi bën detyrën përballë Freiburgut dhe fiton me rezultatin 1-0. Është sërish Angel Di Maria ai që i jep një tjetër triumf në Europë Juventusit falë golit të realizuar në minutën e 53-të. Megjithatë, një rezultat që lë gjithçka hapur për sfidën e kthimit e cila do të luhet në Gjermani.

Nuk gabon as Manchester United në sfidën e parë përballë Betis dhe triumfon në “Old Trafford” me rezultatin 4-1. Fillimisht është Rashford që hap siparin e golave përpara se Perez të vendosë baraspeshën dhe të mbyllën pjesën e parë në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, United realizon edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Antony e më pas me Fernandes e Ëeghorts që plotëson pikerin dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.

Fitore në shtëpi edhe për Sevillan që triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Fenerbahce. Sfida u vulos nga golat e Jordan dhe Lamela që erdhën në pjesën e dytë. Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord nuk shkuan më shumë se sa një barazim në sfidën e parë. Ishin ukrainasit që kaluan të parët në avantazh me Rakitskyi, ndërsa holandezët u përgjigjën me Bullaude.


Shtuar 9.03.2023 23:06