Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Grupi i Alibeajt ka çuar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Sefa në një deklaratë për mediet bëri me dije se praktika e regjistrimit ishte njësoj me partitë e tjera.

“Do e vlerësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk e kuptoj gjithë këtë interes kaq të madh. Bëmë një veprim thjesht procedural. Është praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë politike”, tha Sefa.

Por ai nuk tregoi para mediave se cili prej zyrtarëve të PD-së e ka firmosur ka firmosur autorizimin që Sefa të jetë sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD.

Sot, 6 mars, është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.

Tre ditë më parë, më 3 mars, Gjykata e Apelit vendosi të kthente për gjykim në shkallën e parë çështjen e PArtisë Demokratike, duke i dhënë të drjetën e firmës Enkelejd Alibeajt.

Nga ana tjetër Sali Berisha  deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në.

Pas vendimit të Apelit, kandidatët e grupimit të ish-kryeministrit Berisha nuk mund të regjistrohen në KQZ me logon e PD-së./Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 11:07