Damjano Sejko, 23 vjeç është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.
Ai u kap me armë para disa ditësh në qytetin bregdetare,
Sipas burimeve, i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët.
23-vjeçari u arrestua të premten me lëndë eksplozive dhe municion ndërsa dyshohej se ishte bërë gati për një ngjarje kriminale.
Hetimet ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të riut dhe lidhjeve të tij me persona të tjerë./Albeu.com/