Një autobus që transportonte 40 nxënës të fillores në një udhëtim në Alpet Franceze u rrëzua nga një shpat i pyllëzuar sot, duke lënë shoferin dhe partnerin e tij rëndë në spital, thanë autoritetet.
Gjithashtu dhe 18 fëmijë si dhe një tjetër i rritur pësuan lëndime të lehta, tha Fabien Mulyk, kryebashkiak i qytetit të Corps, ku ndodhi aksidenti.
“Ata të gjithë po janë mirë,” tha kryebashkiaku për Associated Press.
Prokurori i qarkut ka hapur hetimet, ndërsa sipas kryebashkiakut “skenari më i mundshëm” është që shoferi të kishte shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në timon.
Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të kthjellëta kur autobusi doli nga rruga dhe nuk kishte akull apo borë në pjesën ku u përplas automjeti. Ata thanë se të gjithë fëmijët kishin vendosur rripat e sigurimit./albeu.com