Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan se nuk ka paralajmëruar asnjë nongrata.
Ai shprehet se me fjalën e tij në Kuvend ka dashur të rikujtojë se politika amrikane nuk është muhabet leku, gjize apo byreku, por qasje strategjike.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama.
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon??♂️
— Edi Rama (@ediramaal) March 3, 2023