Mbarë opinion publik është tronditur nga vrasja e tre grave ditën e djeshme në Tiranë.
Për rrjedhojë vajza, gra, djem, burra dhe aktivistë kanë dalë sot për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, si edhe kundër vrasjes së grave nga burrat.
“Nuk zgjidhen gjërat me vrasje”, është thirrja e protestuesve.
Autori, Dan Hutra, vrau dje me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.
Hutra u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë Sharrës në Tiranë./albeu.com/