Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, duke folur mbi operacionet e policisë për heqjen e kamerave të vendosura në rrugë nga grupe kriminale, paralajmëroi se tani vetë uniformat blu kanë “syrin” e tyre në teren.
I ftuar në “Zonë e Lirë” Karamuço tha se duke parë situatën dhe ngjarjet kriminale në vend policia ka instaluara kamera të padukshme për syrin e lirë në pikat nevralgjikë, të cilat sinjalizojnë menjëherë sapo kapin targa të vjedhura.
Ai tha se nuk mund të tregojë zonat se ku janë instaluar këto kamera, por ato japin menjëherë sinjale.
“Kini kujdes! Nga janari të keni shumë kujdes, sidomos në Tiranë. Janë vendosur kamera të Policisë së Shtetit dhe i monitoron vetë Policia e Shtetit. Kamerat janë vendosur në pika nevralgjike. Duke patur parasysh se shumica e vrasjeve janë kryer me makina me targa të vjedhura, këto kamera japin sinjal menjëherë në monitorët e policisë sapo kapin një targë të vjedhur”, tha ai.