U godit 6 herë me thikë, rëndohet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit në Vlorë, i riu që e sulmoi ishte “tapë”

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me thikë të 52-vjeçarit në Vlorë.

Genci Serjaniu u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, i cili është arrestuar nga policia.

Sakaq burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.

Gjendja e 52 vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.

Shkak i sherrit mes tyre ka qenë një konflikt i momentit.

Ndërkohë mësohet se autori kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e sherrit me 52-vjeçarin.

/albeu.com/