Talenti shqiptar largohet nga Anglia për tu huazuar në klubin e njohur novegjez

Adrion Pajaziti luan si mesfushor, ka lindur në Londër dhe është rritur në akademinë e Fulhamit. Skuadra londinez këtë sezon u rikthye në Premier League dhe po zhvillon një kampionat fantastik.

20-vjeçari ka luajtur me Kosovën U21, ndërkohë që prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Shqipërisë U21. Pajaziti numëron tri ndeshje dhe tre gola me kuqezinjtë.

Sezonin e kaluar debutoi me ekipin e parë të Fulhamit në Kupën e Ligës. Lojtari i talentuar shqiptar, është huazuar në futbollin norvegjez.

Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur një akord me homologët e Haugesund për huazimin e Pajazitit në elitën e futbollit norvegjez.

Në marrëveshjen mes klubeve është përfshirë edhe klauzola e blerjes së kartonit të Pajazitit nga drejtuesit e Haugesund. Sezoni i ri në Norvegji fillon më 4 mars.

 


Shtuar 24.02.2023 18:53