Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në një konferencë shtypi në përvjetorin e një viti të luftës në Ukrainë.
Gjatë konferencës, ai tha se “fitorja është e pashmangshme” nëse të gjithë partnerët e Ukrainës “bëjnë detyrat e tyre”.
Zelensky tha gjithashtu se dëshiron që Amerika Latine, Afrika, Kina dhe India të marrin pjesë në formulën e paqes në Ukrainë.
“Këto vende janë gjithashtu shumë të rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se do të donte të organizonte një samit me vendet e Amerikës Latine dhe Ukrainën.
Më pas, Zelensky pyetet për krimet e luftës dhe nëse të akuzuarit mund të gjykohen në Ukrainë.
Ai tha se nevojitet një gjykatë dhe mekanizëm special që Rusia të marrë “përgjegjësi” reale për veprimet e saj në Ukrainë.
“Është punë e madhe dhe ne po punojmë për të”, tha Zelensky./albeu.com