Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar para kamerave jashtë Kuvendit se vendimi i gjykatës për vulën e PD-së nuk i intereson.
Megjithatë ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar dhe i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit tha se nuk kishte kuorum për votimin e 3 projektligjeve.
Balla tha se ligjvënësit mund të ankimojnë.
“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. Po ia thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh.”, tha Balla.