Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli në Kuvend për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.
Ai tha se mos lejimi i deputetëve të mbledhjen e Byrosë është shkelje ligji.
Boçi iu drejtua drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se ka shkelur ligjin duke urdhëruar Gardën që të mos lejojë deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë.
Ndërska kërkoi urgjentisht ngritjen e një komiioni hetimor për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në skandalin e ish-agjentit të FBI-së.
Boçi: Ushtruat forcë ushtarake. Deputetët kërkuan të jenë prezentë në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë. Deputetët që ankimuan duhet të ishin në mmbledhje. Përjahstimet në formën e një dënimi politik. Pamjet e shëmtuara të bllokimit të parlamenti nga Garda për të mos lejuar deputetë, përsëritet e përsëritet. Deputetët sot në përputhje me rregulloren kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë, janë ata që e kanë kërkuar mbledhjen. Ju zonja Kryetare keni urdhëruar Gardën që të mos futen, duke shkelur ligjin
/albeu.com/